Anglia e ka mbyllur me fitore fazën e grupeve në Kupën e Botës “Katar 2022”.
Në ndeshjen e fundit në Grupin B, të përzgjedhurit e Gareth Southgate shënuan fitore bindëse kundër Uellsit.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Ahmad bin Ali” përfundoi me rezultatin 3:0.
Marcus Rashford shkëlqeu në këtë ndeshje me dy gola (50’, 68’), teksa një tjetër u shënua nga Phil Foden (52’).
Anglia kalon në 1/8 e finales si lidere e grupit me 7 pikë, kurse për Uellsin përfundon aventura këtu. Uellsianët e mbyllen fazën e grupeve me 1 pikë.
“Tre Luanët” në fazën e ardhshme do të përballen me Senegalin.