Aktori Sean Pean shkon në Kyiv e befason me një Oscar Zelenskyn: Mbaje deri në fitore

Aktori Sean Penn i ka dhënë presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky Oscar-in e tij, duke i thënë që ta kthejë atë në Malibu kur kombi i tij të dalë fitimtar nga lufta me Rusinë .

Aktori dhe regjisori, 62 vjeç, ka qenë një mbështetës i zëshëm i Ukrainës që nga shpërthimi i luftës në shkurt dhe deri sot ka udhëtuar tri herë për në Kiev.

Duke u kthyer në kryeqytetin ukrainas për të parë Zelenskyn, të cilin më herët e quajti ‘mikun e tij të madh’, Penn u filmua duke tërhequr një nga çmimet e tij Oscar nga një çantë dhe duke e vendosur në tryezën e presidentit ukrainas.

“Kjo është për ty. Është thjesht një budallallëk simbolik, por nëse e di që është këtu me ju, atëherë do të ndihem më mirë dhe më i fortë për luftën…Kur të fitoni, kthejeni atë në Malibu. Do të ndihem shumë më mirë duke ditur se një pjesë e imja është këtu”, përfundoi aktori.

Zelensky, i cili para hyrjes së tij në politikë ishte një aktor dhe komedian i njohur, e pranoi me mirënjohje statujën e Oskarit, duke e përshkruar atë si një “nder të madh”.

Ai u pa më vonë duke vendosur trofeun e artë në bufenë e zyrës së tij presidenciale.

Zelensky nga ana e tij i dhuroi Penn një Urdhri ukrainas të Meritës për ta falënderuar atë “për mbështetjen e tij të sinqertë dhe kontributin e rëndësishëm në popullarizimin e Ukrainës në botë”.