Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri, prej vitesh tashmë është larguar nga muzika duke iu dedikuar familjes së saj.
Ajo prej kohësh është martuar me avokatin më të pasur në Maqedoni, Serjoza Markov me të cilin ka edhe një djalë, Jonin.
Që kur lidhja e saj u bë publike, këngëtarja është komentuar për një kohë të gjatë në rrjet për faktin se Adelina dhe partneri i saj kanë një diferencë të madhe në moshë.
Së fundmi Tahiri ishte e ftuar në programin “Why Not” ku ka folur dhe për partnerin e saj.
“Kemi marrëdhënie shumë të mirë. Unë kam shumë vite që jam me të. Në shtator kemi bërë 9 vjet lidhje dhe më njeh që kur kam qenë 19 vjeҫe. Kam një jetë, më rriti burri (qesh)”- tregoi ajo.
Teksa u pyet nëse do ta kishte zgjedhur sërish partnerin e saj në një tjetër jetë këngëtarja u shpreh:
“Unë jam një femër që si të gjithë femrat kemi një të kaluar në jetë, dhe nuk më vjen turp për jetën, të kaluarën time apo ndonjë partner që kam pasur, por më vjen shumë keq që ai nuk ka qenë i pari për mua që kur kam lindur. Po të lindja sërish, prap atë do të zgjidhja.”
Tutje, Adelina rrëfeu dhe si e priti familja e saj lidhjen me Markov:
“Babai im është i njohur në Maqedoni dhe nuk është se nuk kishte dëgjuar diҫka. Po nuk ishte moment që t’ja thoja dhe nuk kisha forcën pasi jam vajza e parë në familje dhe kam qenë si djali i babit, jo vajza e babit. Kemi qenë me pushime në Bodrum dhe vendosa tja thoja. Kurrë nuk kam për ta harruar atë moment.
Ja thashë të gjitha, që jam me një person që nuk ka të bëjë me fenë, nacionalitetitn, moshën time, dhe kurrë nuk do ta harroj fytyrën e tij, prandaj janë prindërit. Mu kthye, asnjë fjalë nuk më tha, i dolën lotët dhe më tha: Prindërit dhe fatin nuk e zgjedh kurrë ti, janë punët e zotit. Kështu që unë të përkrah deri në fund. Më tha se do të jem me ty, të kam rritur, të kam edukuar dhe i besoj vendimeve të tua. Tani e do atë më shumë se mua”- përfundoi ajo