Xavi Hernandez është duke e përgatitur një ekip solid, i cili do të mundë t’i bëjë ballë Bayern Munichut në ndeshjen e nesërme në Ligën e Kampionëve.
Gjiganti katalunas e ka të domosdoshme fitoren ndaj gjigantit bavarez dhe ndërkohë të shpresojë që Interi të dështojë në shtëpi.
Vetëm në këtë mënyrë, Robert Lewandowski me shokë mund t’i mbajnë gjallë shpresat për kualifikim në të tetën e finales së kësaj gare.
“Jemi të motivuar për nesër, duam ta demonstrojmë se mund të përballemi me ta. Në lojën e parë nuk luajtëm mirë, tash duhet të bëjmë lojë të mirë dhe të marrim rezultat pozitiv. Duhet t’ju bëjmë ballë atyre në lojë, është një mundësi”, deklaroi Xavi në konferencë për shtyp.
Ai e ka lavdëruar Lewandowskin, për të cilin thotë se krijon gjithmonë superioritet ndaj kundërshtarëve.
Xavi është i përgatitur edhe për versionin më të keq, nëse Barcelona përfundon në Ligën e Evropës.