Xavi Hernandez ka folur për rikthimin e mundshëm të Lionel Messit.
E ardhmja e sulmuesit argjentinasit vazhdon të jetë mjaft e përfolur.
Messi është i lidhur më një rikthim të mundshëm në “Camp Nou”, pas përfundimit të sezonit aktual.
Rreth kësaj është deklaruar edhe Xavi, i cili tha se tani nuk është koha e duhur për të diskutuar rreth kësaj çështje.
“I uroj të mirat, ai është miku im. Por, tani nuk është koha më e mirë për të diskutuar. Dhe ne po i bëjmë një shërbim të keq me këtë bisedë”, tha fillimisht spanjolli.
“Lëreni të shijojë kohën e tij në Paris dhe pastaj do të shohim”, shtoi Xavi.
Ndryshe, Messi me Paris Saint-Germainin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.
Në marrëveshjen e tij me klubin parisien ekziston edhe opsioni për zgjatje të kontratës edhe për një tjetër vit.
Derisa spekulohet rreth një rikthimi të 35-vjeçarit te Barcelona, gjithashtu thuhet se edhe Paris Saint-Germaini është i gatshëm për t’i ofruar kontratë të re shtatë herë fituesit të “Topit të Artë”.