Personi që shihni në foto është autori i krimit, Fiqiri Mjeshtri, i cili akuzohet se vrau babë e bir sot në Klos dhe më pas u vetëvra.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:15 në qendër të qytetit. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se Mjeshtri, kishte vrarë veten pak pas krimit të rëndë, ku plagosi dhe dy të njohurit e tij gabimisht.
Gjithçka duket se nisi pas pretendimeve se 17-vjeçari Kenado Shira, dashuronte vajzën e tij 16-vjeçare, lidhje për të cilën ai nuk ishte dakord. Sipas gazetarit, adoleshenti dhe babai i tij kishin lënë takim për të shkuar në lokal të sqaroheshin me Mjeshtrin, por situata duket se ka agravuar duke bërë që ky i fundit të hapte zjarr ndaj tyre, duke i lënë të vdekur.