Vor Der Leyen shtrëngon duart me Kurtin: Do të mbështesim Kosovën ne çdo mënyrë

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka takuar sot kryeministrin e Kosovë, Albin Kurti në kuadër të vizitës zyrtare në Prishtinë.

Von der Leyen ka shprehur mbështetjen e plotë të BE-së për liberalizimin e vizave të Kosovës, ndërsa tha se Komisioni Evropian beson që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret dhe se tashmë diskutimet kanë rifilluar në Bruksel.

“Ne do të iu mbështesim në çfarëdo mënyre që mundemi”, ka shkruar presidentja e Komisiont Evropian në Twitter krahas videos së takimit me presidentin, Albin Kurti./abcnews.al/