VIDEO/ Penalltia e pa dhënë për Barçën, prekja e topit me dorë nga Dumfries “çmend” katalanasit

Barcelona nuk ia doli dot të dilte me pikë nga transferta e Milanos, teksa Interi triumfoi 1-0. Kjo përballje ishte supersfida e mbrëmjes së djeshme dhe si e tillë nuk ka kaluar pa polemika.

Në fundin e takimit një top i prekur në zonë nga Dumfries ka “çmendur” skuadrën katalanase, të cilët tashmë kanë deklaruar se ndihen të “vjedhur” në këtë sfidë, pasi gjyqtari kryesorë nuk akordoi një penallti në favorin e tyre.

Edhe pse gjyqtari e ndaloi për disa minuta lojën dhe kërkoi ndihmën e VAR-it, u pa e arsyeshme që gjithçka të konsiderohej e rregullt dhe loja të vijonte normalisht.

Videoja e këtij momenti është bërë virale në internet duke shkaktuar shumë reagime në kampion e Barcelonës.