Video momenti kur policia ukrainase rrëzoi një dron: “Kemi nevojë për mbrojtje kundërajrore” (VIDEO)
Pamjet tregojnë policët ukrainas duke qëlluar mbi një dron dhe më pas dëgjohet një shpërthim i fortë pas disa sekondash. Gerashchenko pretendon se droni u rrëzua me sukses…
Këshilltari i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Anton Gerashchenko, ka postuar pamje të reja në rrjetet sociale që tregojnë forcat ukrainase duke rrëzuar një dron, që besohet të jetë iranian, në sulmin e sotëm në Kiev.
Pamjet tregojnë policët ukrainas duke qëlluar mbi një dron dhe më pas dëgjohet një shpërthim i fortë pas disa sekondash.
“Policia e shtetit rrëzoi një dron iranian. Ne kemi nevojë për mbrojtje kundërajrore”, ka shkruar Gerashchenko.
“Si rezultat i sulmit me dron, një zjarr shpërtheu në ndërtesën në lagjen Shevchenkiv të Kievit. Zjarrfikësit janë në terren, ndërsa disa objekte banimi janë dëmtuar. Mjekët ndodhen në vendngjarje. Ne po sqarojmë informacionet për viktimat”, tha sot kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaliy Klitschko.
National Police officers shooting down an Iranian drone.
WE NEED AIR DEFENSE! pic.twitter.com/AvdviH6RhE
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) October 17, 2022