Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në protestë këtë të premte, ora 20:00, para Ministrisë së Brendshme, për vdekjen Laer Kurtit, i cili ndërroi jetë gjatë shoqërimit në komisariat.
Në foton e publikuar nga Berisha, ku caktohet vendi dhe ora e protestës, theksohet se ajo organizohet nga një grup të rinjsh.
32-vjeçari, Laer Kurti, shkoi pa shenja jete ne dyert e spitalit të Traumës teksa ishte shoqëruar për në komisariat nga forcat e policisë.
Variantet e shpërndara flasin për gëlltitje të qeseve të kokainës në një kohë që informacioni vijon të mbetet abuziv dhe jo zyrtar, ndërsa dhe vetë mjekësia ligjore ende s’ka përcaktuar shkakun e vdekjes.