Vazhdojnë shpërthimet në Zaporizhzhia, guvernatori thirrje banorëve të qëndrojnë në strehimore

Tre shpërthime të tjera janë dëgjuar në Zaporizhzhia pak minuta më parë, pas një sulmi me raketa, në të cilin mbetën të vdekur 2 persona, sipas BBC.

Ndërkohë guvernatori i Zaporizhzhia u ka kërkuar banorëve që të qëndrojnë në strehimore. Oleksandr Starukh më herët paralajmëroi për mundësinë e përsëritjes së sulmeve pas sulmit në orët e para të mëngjesit.

Lexo edhe: Dy të vrarë në sulmin me raketa në Zaporizhzhia

Dy persona janë vrarë nga një sulm me raketa që goditi qytetin juglindor të Ukrainës, Zaporizhzhia, në orët e para të mëngjesit të së enjtes. Guvernatori i rajonit, Oleksandr Starukh, tha se një grua kishte vdekur në sulm, ndërsa një person tjetër vdiq në ambulancë.

/abcnews.al