Pavarësisht se qytetet ukrainase po vazhdojnë të bombardohen nga rusët dhe po shkaktojnë shumë viktima në mesin e civilëve, kjo nuk po i ndalon ukrainasit të vazhdojnë jetën.
Madje ata po e dëshmojnë që shpirtin e tyre nuk po mund ta thyejnë ushtarët rusë, në krye me presidentin Vladimir Putin.
Derisa në Kiev sot ishin aktivizuar alarmet që paralajmëronin sulmet ajrore, banorët e kryeqytetit ukrainas janë parë duke kënduar në stacionin e metrosë.
Sapo filluan të bien bombat e para në Kiev, banorët ia mësynë metrosë që e shfrytëzojnë si strehë apo bunker. E sa ishin atje, ata filluan të këndojnë.
Në anën tjetër, sirenat dëgjoheshin vazhdimisht dhe kishte dridhje të mëdha nga fuqia e madhe e shpërthimit të raketave, që binin mbi ndërtesat kolektive.
Në këto sulme ajrore, janë vrarë 11 civilë dhe mbi 60 tjerë janë plagosur. Shumica e viktimave janë nga Kievi, por kishte edhe në qytete tjera.
Ukraine’s spirit is unbreakable.
Residents of Kyiv sing in a metro station during an air raid alert. pic.twitter.com/xLd8nPK7T4— Defense of Ukraine (@DefenceU) October 10, 2022