TURQIA DHE ‘’ÇETA GLOBALISTE..!

Savash Veliu

Të japim një pasqyrë të rëndësishme për gjendjen e rajonit të Mesdheut shumë karakterëshe mes Turqisë dhe Greqisë ku pritet të çfaqetë kriza më e madhe e rajonit të nxehtë të egjeut si ‘’fuçia e re e barutit’’. Presidenti Erdoğan, tha se gjatë 8-9 viteve të fundit, disa janë përpjekur në çdo mënyrë, nga një komplot deri te një grusht shteti, ta bëjnë Türkiye-n jofunksionale, ndërsa sipas tij, plumbi i fundit i këtyre sulmeve tinëzare është shtënë në drejtim të ekonomisë turke dhe lirës turke e cila goditet dita ditës derisa ekonomia e saj nuk humb trendin e saj të ritjes progresiste. Çkado që të bëjnë “Çetat Globaliste [Sionistët]” nuk do të arrihetë Turqia të bllokohet brenda vetes e më pak t’i ndalet ngritja e Yllit Turk i cili rrënjët i ka lëshuar thellë nën token e saj kurse degëzat i ka të zgjatura deri te Muri Kinez. Pra, çetat globaliste kanë frikën prej zgjerimit fizikë të Turqisë ndaj rajoneve të Kaukazisë sepse nga andej pritet të vijë bashkimi i “Shteteve të Bashkuara Turke” me NATO-në turke të quajtur ‘’TURAN’’!

Erdogan është pyetur nga një gazetar rreth Shqipërisë dhe Greqisë dhe ai tha se Turqia do të jetë afër Shqipërisë dhe nuk do të lejoj një situatë të re, Shqiptarët kanë humbur gjithnjë nga Evropa. Shqiptarët nuk mund ti besojn Evropës më shumë se Turqisë dhe ne e kemi Obligim një gjë të tillë. Historia e shqiptarëve dhe e turqëve është manipuluar skajshmërishtë sepse ne jemi vëllezër shekullor mes vete, thotë Erdogan.

Poashtu Politika Turke brenda rajonit të afërt të saj nuk kotet dhe nuk qëndron indiferente sepse mundohet të krijoj “Paktin e Ballkanit” të Paqes në mes shteteve të trazuara nga eurocentrizmi dhe rusofilia antiballkaniste sepse i mbajn si peng dhe në gjakderdhje të vazhdueshme duke i nxitur ndaj njëra tjetrës në interes të hegjemonisë Ruso-Evropiane.

Për të arritur te një Unitet dhe Pakt më të prosperuar ekonomiko-politike të këtij vizioni të Paqes Erdogan bëri një vizit të paprotokoluar ndaj shteteve Ballkanike për ti larguar edhe vizat nga ca shtete mundësisht të ngriten edhe kufijtë mes tyre, kjo thirrje iu bë edhe Greqisë por menjëherë “Çeta Globaliste” e fshehur pas petkut amerikan aterroi në Greqi me armatime dhe globalistët andej i kanë planet të tyre djallzore të sjellin alternativën e Gazit dhe Petrolit të plaçkitur nga Siria dhe İraku në vend të gazit Rus të kontrolluara nga terroristët të PKK-YPG’s duke e kaluar nëpër Qipro e drejt Greqisë në kufirin turk te DEDEAĞAÇ ku janë hapur rezervoare gjigante të gazit nëntoksor e cila do ti shitet Evropës, por siç shihet nga ankesat gjermane ato janë me çmime astronomike. Jemi dëshmitar se para ca ditësh në North Baltik u sabotua NorthStream 1-2 rrjedha e cila transportonte gazin Rus drejt Gjermanisë dhe prej aty ndaj gjithë Evropës dhe tani si alternativa e fundit ka mbetur vetëm ai tubacioni TurkStream 1-2 që percjell gazin Rus dhe Azerbejxhanas drejt Evropës, pra, loja është e Madhe tek kufiri Greko-Turk që duan nuglfatjen e rajonit drejt një acari të madh dimëror!!!

Në këtë rast nëse do arrihet me një luftë mes Turqisë dhe Greqisë të pakontrolluar të ngulfatet Bosfori me Turqinë atëherë do ngulfatet edhe Rusia me Evropën një konflikt që do bllokonte edhe Projektin Kinez ‘’Rruga e Mëndafshit’’ që është Arrterja jetike e Kinës dhe e Turqisë… Pra, Presidenti Rus Vladimir Putin thotê: Pas tensioneve Turqi-Greqi në detin Egje dhe Detin e Zi qëndron SHBA por i bëjm apel Greqisë ti merr masat e duhura sepse mund të pësoj më rëndë se Ukraina pasi që Turqija nuk tallet dhe në detin egje do të përballeni edhe me flotat luftarake Ruse e cila mund të futet në aleancë me Turqinë..!

Presidenti Erdogan tha; E gjithë NATO është kthyer kundër aleatit të tyre Turqisë shkaku Greqisë por Turqija nuk e ka problem largimin nga NATO por do të jetë shumë vonë për të gjithë ata sepse ne nuk kthehemi asnjëherë prapa kur nisemi përpara… Kështu paralajmërohet Athina nga Turqia edhe nga ministri i Luftës Hulusi Akar i cili thotë, Lufta nuk do të zgjasë më shumë se 4 ditë, andaj Greqia të mos bjer pre e euforisë djallzore amerikane!

Pra, ngacmimet greke vijnë nga tutorët e shtetit grek sepse atë e kanë marr peng fatkeqët Amerikanë dhe Francezë dy humbasit të pozicioneve strategjike në Lindje të Mesme dhe në Afrikë të cilët boshlluke i plotësonë sot Turqia qetësishtë. Evropa i ka dhënë Greqisë borxh mbi borxhin e parë prej 300 miliardë plus 300 miliardë dollar që në total ajo ka arritur 600 miliardë dollar borxh ekstrem që s’mund tua kthej kurrë.

Tani Greqia ka kapitulluar dhe i jepen ca kapacitete ushtarake kurse ekonomike e saj nuk ka si të përballet karshi Turqisë si fuqi ushtarake andaj Franca dhe Amerika dy të xhindosurit janë që nxisinë Greqinë në një luftë vetvrasëse edhe pse populli grek nuk preferon luftë me turqit por kjo i intereson Amerikës globaliste të ketë një konflikt para vitit 2023, kështu do prishet traktati i Paqes 100 vjeçare për të cilën do fajësohet Turqia si prishëse e Marreveshjes së Lozanës dhe kështu ajo do bjer në ujë!

Por për këtë kurth amerikan ka njohuri Turqia andaj para dredhive djallzore qëndron vigjilente si vrojtuesja e situatave të rajonit e më gjërë duke pritur hapin e parë të vjen nga pala kundërshtare kështu ajo do ti ik fajësisë.

Grekët e dijnë mirë se janë viktimat sikur ukrainasitë që u bën mish për top dhe se do ta paguajne faturen e rëndë të luftës me jetet e popullit të tyre panevojë. Sa i përket teknologjisë ushtarake të transferuar nga amero-francezët në Greqi ajo as për nga afër nuk është e denjë të përballet me teknologjinë ushtarake Turke sepse ato armë janë vetëm një skrap teknologjikë. Asessi armët amerikano-franceze s’mund ti konkurojnë teknologjikisht por edhe ushtria greke nuk mund të përballet me armët dhe ushtrinë turke sepse Turqia posedon teknologji më të avancuar armësh, nëse mund të themi Teknologjikisht janë Armët më të fundit ose Armë të shekullit 22. Armë të cilat as në ëndërr nuk i kanë parë amerikanët me francezët ndonjëherë, një makineri luftarake më e sofistikuar e kohës… pra këtu fle i gjithë problemi pse lirishëm nuk mund t’i vërsulen Turqisë por, vetem tentojne ta frikësojnë apo ta zbrapsin nga qëllimet politiko-ushtarake të Mesdheut një akt që sa parë kurrë turku të zbrapset nga qëllimet e saja jetike..!

Në një artikull të botuar në Forbes, një nga revistat më të njohura në SHBA, nga Emir Hüseyin, ai vuri në dukje arritjet e Turqisë në vitet e fundit, duke thënë se “Turqia po krijon një ushtri me aftësi hiperluftëtare”!

… Kjo Ushtri kap shumë fusha ushtarake dhe prej tyre që sot është ekspozuar botërisht është vetëm një Dron siç është Bayraktar-TB2 i cili bëri në frontet e luftës rrëmuj ndaj armëve amerikane, franceze dhe ato ruse. Pra këtu lind pyetja: Ku janë armët tjera të paekspozuara në frontet e luftës për të cilat vetëm se i kemi parë si eksponate por nuk u dihen botërisht efikasitetet e tyre gjatë Luftërave reale!??

Po mësohet se Turqia ka zgjeruar një armë tejet sekrete të sistemit Laserik për të cilat dyshohen se janë perdorur së pari herë në Libi si testim kundër droneve kineze për të cilat Turqia hesht. Kurse Daily Mail britanik shkruan: Duke përdorur SİHA-të (Dronët) si tufë për herë të parë në botë, Turqia po përgatitet të prezantojë një koncept të ri edhe të historisë së luftës detare!!!