Pas dy humbjeve radhazi, Tottenham Hotspur është rikthyer te fitorja në Premierligë.
Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte shënoi fitore sot në udhëtim te Bournemouthi, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të.
Ndeshja e zhvilluar në “Vitality Stadium” përfundoi me rezultatin 2:3. Spurs edhe pse ishin në disavantazh prej dy golave, në fund ia dolën të marrin pikët e plota.
Kieffer Moore (22’, 50’) shënoi fillimisht për vendasit, teksa mysafirët përmbysen gjithçka me golat e shënuar nga Ryan Sessegnon (57’), Ben Davies (73’) dhe Rodrigo Bentacur (90+2’).
Tottenhami pas kësaj fitore ka 26 pikë dhe ndodhet në pozitën e tretë në tabelë, kurse Bournemouthi me 13 pikë renditet në pozitën e 14-të.