Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e së enjtes në kryeqytet. Mësohet se ngjarja ka ndodhur të “Kodra e Diellit” pas një konflikti mes dy komshinjve.
Një prej tyre ka plagosur tjetrin me armë zjarri.
I lënduari, një 35-vjeçar, mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autori është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.