Patriotizëm është dashuria ndaj atdheut, besnikëria, gatishmëria e të qenurit në shërbim të popullit e vendit tënd në çdo rrethanë kohore e politike, duke mos kursyer asgjë nga vetja dhe pasuria e jote, pasi atdheu është mbi të gjitha, është i shenjtë.
Shkruan: Florim Zeqa
Kosova nuk është plaçkë lufte
Historia jo shumë e largët e popullit shqiptar na tregon mjaft mirë sesi patriotët e vërtetë gjithmonë kanë sakrifikuar gjithçka nga pasuria e tyre për popull e për atdhe deri tek më e shtrenjta-jetën e tyre.
Ndërsa tek “patriotët” e ditëve të sotme çuditërisht jo vetëm që nuk po e bejnë një gjë të tillë, po e bëjnë të kundertën, duke e shfrytëzuar pasurinë shtetërore dhe fatkeqësinë e popullit për t’u pasuruar tejë mase, nga hiqi duke u bërë milionerë.
Disa politikanë, duke u thirrur në gjakun e dëshmorëve dhe martirëve, qëllim kishin marrjen e primatit të çlirimtarëve dhe shpëtimtarëve të kombit, u bënë shkelësit më të medhënj të gjakut të dëshmoreve dhe martirëvë të lirisë së Kosovës.
Në të kaluarën, patriotët e vërtetë si Isa Boletini, Hasan Prishtina, Haxhi Zeka, e shumë të tjerë si këta e kishin shkrirë tërë pasurinë e tyrë për çështjen madhore kombëtare, kurse patriotët e ditëve të sotme, vetëm thirren e shtirren në emër të kauzes kombëtare, jo vetëm që nuk dhanë asgjë nga vetja e tyre, Kosovën e trajtuan si plaçkë, muarën gjithçka që munden nga pasuria shoqërore dhe shtetërore.
Edukata familjare, morali, sinqeriteti, dashuria ndaj atdheut
Çështja kombëtare është diçka që ka të bejë më përceptimin personal të individit ndaj kombit dhe atdheut. Kjo mbase dikujt mundë ti duket e thjeshtë, por në realitet është pak ma komplekse, për disa arsye:
E para, ka të bejë me burimin e patriotizmit, i cili në radhë të parë rrjedhë nga edukata familjare. Një kryefamiljarë i mirë, i cili e respekton dhe krijon harmoni në familjen e vet, padyshim se do të jetë i aftë të kontribuojë për të mirë edhe për fqinjët e tij, në të kundërtën, nëse kryefamiljari nuk arrinë të krijojë harmoni e mirëqenje në familjen e tij nuk ka pse të shkoi më tutje me “patriotizmin” e tij.
E dyta, është etika (morali), një person që qendron mirë në aspektin moral, të njejtin e donë dhe e çmojnë shumë edhe fqinjët e tij, i cili pa dyshim do të jetë i dobishëm për rrethin dhe shoqërinë, në të kundërtën, një person që ka probleme morale, nuk është i deshiruëshem në familjen e tij dhe as tek fqinjët dhe farefisi i gjërë.
E treta, është sinqeriteti, kjo e treta varet shumë nga dy të parat, çka do të thotë se një person që rrjedhë prej një familje të mirë e të moralshme, pa dyshim se do të jetë edhe vetë i tillë, në të kundërtën personi që nuk ka edukatë të shëndoshë familjare, e ka të vështirë të krijojë personalitetin e vetë të ndryshëm nga familja e tij!
Familja, morali, sinqeriteti, janë këto tri nga shumë elemente tjera që e bejnë individin të jetë patriot (atdhetar) i mirë. Përfshirja e këtyre elementeve dhe të tjerave si: humaniteti, besa, guximi, durimi, vendosmëria, burrëria, qëndresa, dashuria ndaj atdheut, të cilat me një ëmër të përbashkët do t’i quaja KOD PATRIOTIK.
Kod ky, i cili duhet të jetë i respektueshem nga të gjithë, e në veçanti nga ata që e marrin guximin të thirren në emër të popullit, në emër të vlerave kombëtare dhe patriotizëm. Sesa e kemi përfillur KODIN PATRIOTIK më së miri e shohim nese e bëjmë krahasimin e historisë më të re të Kosovës nga viti 1990 e deri më sot.
Veprimtarët e viteve të ’90-ta sinonim i së mirës
Në vitet e 90-ta, udhëheqësit politik, veprimtarët dhe patriotët ishin sinonim i së mirës, admiroheshin e respektoheshin aq shumë nga populli i tyre, saqë trajtoheshin si idhujë, për faktin se kemi pasur një lidership të përgjegjëshem siq ishte Ibrahim Rugova, i cili në plotni ju ka përmbajtë KODIT PATRIOTIK, i cili si rezultat, ka gëzuar e pushtetin moral në tërë territorin e vendit nën rrethanat e okupimit klasik të Serbisë, duke arritur të mbajë për afro 10 vjet rresht shtetin paralel të Kosovës, në veçanti sistemin arsimorë, asistencën sociale dhe të gjitha shërbimet e nevojshme për qytetarët karrshi një okupimi të egër e barbarë.
Kur e kujtoj periudhën e viteve të 90-ta, më bënë të ndjehem krenarë dhe i privilegjuar që isha pjesë e aktiviteteve dhe veprimtarisë politike në levizjen paqësore (LDK), ku secili prej nesh dhamë krejtë çka mundem e ditëm për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.
Ideal i vetëm i veprimtarëve të kësaj periudhe historike ka qënë çlirimi dhe bërja e shtetit të Kosovës, e jo pushteti.
Ndërsa pas përfundimit të luftës e këndej, e veçmas pas Ri-shpalljes së pavarësisë së Kosovës, udhëheqësit politik, pozitë dhe opozitë shikohen më një sy krejt tjetër nga popullata, për faktin se nuk e kanë përfillur dhe respektuar aspak KODIN PATRIOTIK të qasjes ndaj shtetit dhe qytetarëve.
Politikanët shtetin e konsiderojnë burim të pasurimit
“Patriotët” djeshëm apo politikanët e ditëve të sotme, shtetin e konsiderojnë jo si atdhe, por si burim të pasurimit të tyre, kurse popullin e shfrytëzojnë si instrument gjatë fushatave zgjedhore për marrjen e pushtetit. Patriotizmin e kanë shndërruar në biznes për përvetësimin e pronave shoqërore e publike, duke u shkëputur skajshmërisht nga hallet dhe problemet e popullit.
Klasa aktuale politike, pa dallim pushtet dhe opozitë, në emër të privatizimit, Kosovën gati e kanë kthyer në pronë private, ndërsa qytetarët i kanë shndërruar në skllevër të tyre duke i trajtuar vetëm si numra për vota e jo si qenje njerëzore!
Nga keqperdorimi i KODIT PATRIOTIK, klasa aktuale politike janë pasuruar e janë ngritur aq lartë saqë popullin nuk e degjojnë më për asgjë, po mendojnë se janë berë vetë-Zoti. Ata që vetën e krahasojnë të tillë, vlejnë vertetë shumë pak dhe janë më pak se njerëz!
Si pasojë e kësaj situate, njerëzit e politik-bërjes, shiqohen më ironi nga popullata, janë bërë sinonim i së keqës dhe mashtrimit. Shumë aktivistë, veprimtarë politikë dhe atdhetarë të devotshëm janë duke u djegur nën hijen e këtyre keq-përdoruesve të KODIT PATRIOTIK.
Populli i nderon dhe i çmon shumë veprimtarët e të gjitha periudhave historike, luftetarët e vërtetë të lirisë, i çmon çlirimtarët dhe invalidët e luftës të cilet i dhanë gjymtyrët e trupit për lirinë e Kosovë, më pietet të lartë i kujton të gjithë deshmorët e martirët, i kujton dhe nuk i harron asnjëherë të vrarët dhe të zhdukurit gjatë luftës, ku të gjithë së bashku janë bërë gurthemel i fortë i shtetit të Kosovës.