Sulmi me raketa në Kiev, raportohet për të vrarë dhe të plagosur

Një seri shpërthimesh kanë tronditur kryeqytetin e Ukrainës mëngjesin e sotëm. Sipas medieve lokale, Rusia qëlloi me 10 raketa S-300 edhe në Mykolaiv gjatë natës më 10 tetor.

BREAKING: Multiple explosions rock central Kyiv pic.twitter.com/FmiEUBfPsR

— BNO News (@BNONews) October 10, 2022

Ndërkohë është raportuar për të vdekur dhe të plagosur në Kiev, sipas autoriteteve të Ukrainës.

Nuk dihet saktësisht se sa persona kanë vdekur apo janë plagosur.

Lexo edhe: VIDEO/ Shpërthime kudo, Rusia nis bombardimet masive në Kiev

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaliy Klitschko, lëshoi ​​një deklaratë përmes llogarisë së tij zyrtare në Telegram pak pas orës 8:30 të mëngjesit me orën lokale, duke thënë: “Disa shpërthime në lagjen Shevchenkiv – në qendër të kryeqytetit”.