Stupcat paralajmërojnë rikthimin me projekte të reja

Aktori kosovar Vedat Bajrami, ka bërë të ditur se grupi i humoristëve “Stupcat”, pjesë e të cilit është edhe ai vetë, do të kthehet shumë shpejt me befasi për publikun e Kosovës.

Bajrami ka thënë në “Express” të KTV-së, të enjten, se pas një pauze pothuajse prej 2 vjetësh, “Stupcat” do të kthehen në ekran me “specialitetet e tyre”.

“Shumë shpejt publikun tonë kosovar që i kemi munguar për shumë vjet, mund të them nja 2 vjet, do ta qerasim me disa superskeqe.

Specialiteti jonë si gjithmonë, temat sociale, politike. Populli ynë ka nevojë të qeshë”, ka thënë Bajrami.