Si të detyrohen politikanët që ti respektojë individët në politikë

EJUP BERISHA

Nëse Politika si aktivitet shoqëror e krijuar për ti shërbyer realizimit të kërkesave, nevojave dhe interesave të individit e anashkalon dhe e injoron individin atëher edhe ky me automatizëm duhet ta injoron dhe anashkalon politikën. Një parim mirë i njohur thotë Sy për sy dhe dhëmb për dhëmbi. Veprimi i tillë quhet reciprocitet i njeriut apo qytetarit në raport me politikën,pra në këtë rast ai nuk bën asgjë më pak apo më shumë apo nuk bën as më keq e as më mirë ndaj politikës përpos asaj që e bën politika realisht në raport me të.Në rastin konkret individi duhet të sillet njëjtë me politikën apo ashtu siç sillet politika në raport me të . Nëse politika viteve të fundit qytetarët i ka dëbuar nga ambienti i përgjithshëm politik përpos nga procesi zgjedhor(edhe pse edhe këtu kemi farsa dhe tendenca të shumta negative sepse edhe në të nuk mungojnë manipulimet, keqërdorimet dhe tentimet për ndikim në reazultatet e zgjedhjeve) atëher edhe njeriu duhet ta dëbojë politikën nga ambienti shoqëror nga aty ku ajo nuk e ka vendin, apo nga atje ku ajo është e tepërt e dëmshme si dhe e pengon zhvillimin dhe përparimin e njeriut-individit në shoqëri. Dikush thotë se qytetarët duhet ti hakmerren politikës sepse ajo ka çasje jo korrekte, jo të drejtë dhe të pasinçertë ndaj tyre. Unë themë jo sepse nuk jamë tip hakmarrës pra nuk e dua hakmarrjen por dua që ne si individ politikanëve tua bëjmë me dije se çasja e deritashme e tyre ndaj neshë është jo adekuate, jo e drejtë dhe e papranueshme për ne. Me këtë rast është mirë që individët të përpilojnë strategji me qëllim që ata që nuk dinë se si të sillen në mënyrë adekuate me politikën të mësojnë se si të njëjtët ti çasen në mënyrë adekuate apo meritore politikës dhe politikanëve. Me këtë rast propozoj përpilimin dokumentit të rëndësishëm që do të titullohet Strategji për masa adekuate e të merituara të qytatarëve ndaj sjelljes jokorrekte dhe qasjes jo të drejtë të politikës-lexo të politikanëve ndaj individëve. Strategjia do të përmbaj katër pika apo masa të veprimeve, që nëkupton se ato do të jenë aktivitete prej të cilave tre do të jenë restriktive dhe një masë, do të jetë më e butë, me të cilën do të kiet për qëllim që politikës ti bëhet me dije apo dhe të njëjtës do ti sinjalizohet se individët janë të pakënaqur nga çasja- raporti i saj ndaj tyre. Prandaj masa e fundit do ta parasheh përdorimin e aktiviteteve dhe veprimeve më të buta ndaj mos gatishmërisë së politikës që ta pranoj përfshirjen e qytetarëve në proceset e krijimit të politikave apo më konkretisht të miratimit të vendimeve shumë të rëndësishme politike të cilat e tangojnë individin. Posaqërisht të atyre vendimeve që kanë të bëjnë me krijimin e kushteve më të mira për jetesë të qytetarëve në shoqëri dhe shtet. Zbatimi i kësaj mase të fundit duhet të fillojë prej kërkesës që qytatarët të kyqen në procesin e vendim-marrjes politike në sferat si siguria, mirqenia ekonomike e sociale, arsimi e edukimi dhe punësimi. Në qështjen e fundit individëve nuk mjafton vetëmse tu jepet mundësia që të gjejnë një vend pune me qëllim që të marrin një rrogë por edhe duhet krijuar kushte dhe të jepen mundësi për aftësuimin e individëve për punën që e bëjnë. Pra qëllimi i masës së fundit që u përmend si e para është që ti bëhet me dije përfaqsuesve politik se qytetarët janë të pakënaqur me mënyrën dhe nivelin e participimit të tyre në proceset më të rëndësishme politike të cilat i tangojnë më së shumti këta si pjesë përbërëse e shiqërisë. Kjo duhet të bëhet përmes konferencave për media, debateve publike, fushatave të ndryshme, pastaj përmes parashtrimit të vërejtjeve me shkrim siç janë dorëzimi i ,parashtresave , peticioneve dhe ankesave përmes të cilave qytetarët do të shprehin pakënaqësitë dhe revoltat e tyre për çasjen jo të drejtë të politikës ndaj pozitës dhe rolit të tyre si individ në shoqëri. Masa e dytë do të parasheh dëbimin e politikës së pari nga ambientet e shtëpive dhe pallateve të banimit dua të themë nga ato ambiente ku qytetari duhet të jetojë i lirë dhe sa më larg syve dhe vemendjes së mprehtë të politikës. Kësaj të fundit duhet bërë sakt me dije se është e padëshiruar në ambientet shtëpiake si dhe në mjediset e tjera të banimit të individëve ku këta duhet ta kultivojnë individualitetin, si dhe aty ku të njëjtët kërkojnë gëzimin e lirive si dhe shfrytëzimin e të drejtave të tyre thmemlore. Pra së pari politika duhet të dëbohet nga dhomat e fjetjes, pastaj nga dhomat e ditës, nga kuzhinat, nga terracat, nga korridoret dhe përfundimisht ajo të nxirret jashta dyerve hyrëse të ambienteve shtëpiake. Dhe kjo nuk duhet të përfundojë me kaq duhet të vazhdohet më pas me dëbimin e politikës edhe nga rrugët ku qytetarët shoqërohen,lozin dhe argëtohen mes vete. Dhe meqë politika ka ambicje sërish që të kthehet në ambientet nga të cilat është dëbuar atëher ajo do të mundohet sërish ti pushtoj të njëjtat ambiente pra ato ku individët gjithmonë mundohen që të frymojnë dhe të lëvizin më lirshëm. Pra secili në shtet duhet ta dijë saktë dhe mirë se ku e ka vendin kjo duhet të jetë e çartë edhe për politikën. .Dhe masa e tretë dhe e fundit që duhet të miratohet nga individët ndaj politikës dhe politikanëve duhet të jetë ajo e sankcionimit të politikanëve në periudhat e mbajtjes së zgjedhjeve duke filluar prej atyre lokale,parlamentare e deri te ato presidenciale. Si masë kjo është më legale dhe më leht e zbatueshme sepse zgjedhjet janë aktivitet politik i parapara me Kushtetutën e vendit dhe me ligje në mesin e tyre edhe me kodin zgjedhor. Këtë masë duhet zbatuar për ti sankcionuar politikanët e ndryshëm për moslejimin nga ana e tyre që qytatarët pas përfundimit të zgjedhjeve që të participojnë në politikë. Qytetarët me këtë rast kanë mundësi që ta shprehin qëndrimin e tyre më të pavarur dhe më të drejtpërdrejtë ndaj atyre subjekteve politike që nuk veprojnë konform kërkesave, nevojave dhe interesave të tyre. Kështu që këta gjatë aktivitetit zgjedhor mund ta sankcionojnë një subjekt-apo më shumë subjekte politike dhe ta shpërblejnë një tjetër subjekt apo edhe më shum subjekte politike me qëllim që këto në periudhën paszgjedhore të veprojnë më me vemendje dhe më kujdeshëm me ta si qytatarë apo dhe si politikanë të binden se edhe qytetarët duhet ti bëjnë pjesë të proceseve shumë të rëndësishme politike e jo të njëjtët ti trajtojnë vetëmse si makineri votimi apo si dekor për legjitimimin e tyre në politikë.