Shkëndija U-17 fiton në regji të Hisar Ali Cali me dy gola kundër Makedonija Gjorçe Petrov

Shkëndija po shkëlqen me grupmoshat ndërsa një ndër gjeneratat e mira është ajo U-17 që drejtohet nga Agron Memedi shkruan Tetovasot.

KF Shkëndija -U 17 kësaj rradhe ka qenë e pamëshirmshme në Shkup ku gjunjëzoi Makedonija Gjorçe Petrov U-17 me rezultat 0:2.

Në këtë gjeneratë të Shkëndijës është edhe Hisar Ali Cali lojtari kryesorë edhe i Reprezentacionit të Maqedonisë për të njëjtat grupmosha. CALI edhe kësaj here ishte protagonisti kryesorë duke shënuar të dy golat në këtë përballje të xhiros së katërt.
Ai është një talent dhe ka një të ardhme të madhe në futboll por është poashtu edhe pjesë e kësaj gjenerate të Shkëndijës me plot talentë të tjerë.Tetovasot