Rroca dhe Topalli e kthejnë Istanbulsporin te fitorja në Superligën e Turqisë

Pas dy barazimeve radhazi, Istanbulspori është rikthyer te fitorja në Superligën e Turqisë.

Istanbulspor shënoi fitore sonte në udhëtim te Karagumruk, në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në elitën e futbollit turk.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 1:2, teksa mysafirëve fitoren ia siguron dyshja, Eduard Rroca dhe Jetmir Topalli.

Mesfushori shqiptar, Rroca shënoi fillimisht në minutën e 69-të për ta barazuar rezultatin në 1:1, teksa sulmuesi nga Kosova, Topalli shënoi pas pesë minutash për përmbysje të rezultatit.

Vlen të theksohet se te goli i shënuar nga Jetmir Topalli, asistues ishte futbollisti tjetër shqiptar, Valon Ethemi.