Ronaldo, i hapur për transferim te klubi nga MLS

Cristiano Ronaldo raportohet se është i hapur për t’u bashkuar me Inter Miamin, klubi i cili është në pronësi te David Beckhamit.

Pasi nuk arriti të largohet nga Manchester United gjatë verës, portugezi po e ka të vështirë të sigurojë një vend në formacionin e Erik ten Hag.

Ronalda ka qenë titullar në vetëm një nga tetë ndeshjet e para të “Djajve të Kuq” në Premierligë.
Kësisoj, sipas “The Mirror”, 37-vjeçari është i gatshëm për t’u larguar nga “Old Trafford” në afatin kalimtar të dimrit, që hapet në janar.

Inter Miami thuhet se është i interesuar të nënshkruajë me sulmuesin e skuadrës angleze, pasi e shohin si zëvendësues të Gonzalo Higuainit, i cili ka njoftuar se do të pensionohet nga futbolli pas përfundimit të sezonit.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” e konisderon seriozisht një lëvizje drejt klubint nga MLS, pavarësisht se po e ruan preferencën e tij për të luajtur me ndonjë klub tjetër evropian.

Kapiteni i Portugalisë dëshiron të sigurojë një transferim në janar për një çmim prej 30 milionë funtesh dhe lëvizja drejt Inter Miamit thuhet se është tërheqëse për të.

Kujtojmë se Ronaldo ka kontratë të vlefshme me Manchester Unitedin deri më 30 qershor 2023. Në marrëveshjen e tij me klubin anglez ekziston edhe opsioni për zgjatje të kontratës edhe për një tjetër sezon, por kjo duket që ka pak gjasa për të ndodhur.