Pas humbjes nga Manchester City, Manchester United është rikthyer te fitorja në Premierligë.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e dhjetë, skuadra e drejtuar nga Erik ten Hag fitoi në udhëtim te Evertoni.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Goodison Park” përfundoi me rezultatin 1:2.
Të tre golat e kësaj ndeshje u shënuan në pjesën e parë.
Vendasit kaluan fillimisht në epërsi në minutën e pestë, me golin e shënuar nga Alex Iwobi.
Por, mysafirët përmbysen gjithçka në vazhdim. Antony e barazoi rezultatin në minutën e 15-të, kurse Cristiano Ronaldo shënoi në minutën e 44-të për epërsinë e skuadrës së tij.
Goli i parë i portugezit për këtë sezon në Premierligë, doli të jetë edhe vendimtar në fitoren e “Djajve të Kuq”.
Manchester United pas kësaj fitore ka 15 pikë në pozitën e pestë, kurse Evertoni ndodhet në pozitën e 12-të me 10 pikë.