Roma ka pësuar humbje nga Real Betisi në ndeshjen e tretë të Grupit C në Ligën e Evropës.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Olimpico” përfundoi me rezultatin 1:2.
Për Real Betisin ishte kjo fitorja e tretë radhazi.
Guido Rodriguez (40’) dhe Luiz Henrique (88’) shënuan në fitoren e spanjollëve.
Kurse, golin e vetëm për romakët e shënoi Paulo Dybala (34’) nga penalltia.
Vlen të theksohet se Nicolo Zaniolo u ndëshkua direkt me karton të kuq në fundin e ndeshjes (90+3’), pas bëri një ndërhyrje të ashpër.
Real Betisi pas kësaj fitore ka 9 pikë dhe vazhdon të jetë lider në grup, kurse Roma është e treta me 3 pikë.