Kazuyoshi Miura është futbollisti më i vjetër profesionist që luan një ndeshje futbolli në moshën 55 vjeç e 225 dite
Kazujoshi Miura ka përmirësuar rekordin e tij si futbollisti profesionist më i vjetër në botë, duke luajtur në një ndeshje në moshën 55 vjeç e 225 ditë.
Ish-lojtari i kombëtares japoneze u fut si zëvendësues për skuadrën e Suzuka Point Getters.
Ai hyri në minutën e 76 të lojës dhe e ndihmoi ekipin e tij që të fitonte 1-0 kundër Criacao Shinjuku përpara 16,218 tifozëve në “National Stadium”, shifër rekord sa i përket shikueshmërisë.
E pavarësisht fitores, brohorimat më të mëdha ishin për Mbretin Kazu, i cili mbush 56 vjeç në Shkurtin e ardhshëm.
55-vjeçari deklaroi se ai nuk ka ndërmend që të tërhiqet nga futbolli i luajtur. Objektivi i tij është që të vazhdojë të luajë deri në moshën 60-vjeçare.
Ai është i shtati në renditjen e golashënuesve më të mirë të kampionatit japonez të futbollit me 139 gola të realizuar.
Përpara Suzukas, Miura luante te skuadra e Jokohamas. Ky është sezoni i tij i 37 si futbollist profesionist.
Në vitin futbollsitik 2020/2021, ai luajti vetëm 1 minutë në kampionat, por aq i mjaftoi që të vendoste rekord si futbollisti më i vjetër në fushë në moshën 54 vjeç e 12 ditë.