Reagon edhe Puyol: Bëra një gabim, më vjen keq

Pas Iker Casillasit, edhe Carles Puyol ka reaguar lidhur me postimin që u bë sot nga llogaria e ish-portierit spanjoll në “Twitter”.

“Shpresoj që të më respektoni, jam homoseksual”, thuhej në një postim në llogarinë e Casillasit. Kaq mjaftoi që pastaj të bëhej një “rrëmujë” e madhe në media dhe rrjete sociale.

Që kjo të bëhej edhe më e madhe, u përkujdes bashkëkombësi i 41-vjeçarit, Carles Puyol.
Ish-mbrojtësi i Barcelonës e shpërndau postimin e Casillasit dhe krahas tij shkroi: “Koha të tregojmë historinë tonë”.

Postimi pastaj u fshi dhe ish-portieri i Real Madridit deklaroi se llogaria e tij në “Twitter” ishte hakuar.

Pas Casillasit, ka reaguar edhe Puyol. 44-vjeçari tha se i vije keq për shakanë e bërë.

“Unë kam bërë një gabim. Më vjen keq për këtë shaka të keqe, pa qëllime të këqija dhe krejtësisht të pavend. E kuptoj që mund të ketë lënduar ndjenjat. Gjithë respektin dhe mbështetjen time për komunitetin LGTBIQA+”, shkroi Puyol në “Twitter”.