Një 41-vjeçar nga Agia është dënuar dje në Volos , me 4 vjet e 10 muaj , pasi ka goditur me thikë në fytyrë fqinjin e tij.
Gjithçka ka ndodhur më 22 Prill 2021 , ku i akuzuari është acaruar pasi në oborrin e tij po gjente paketa bosh cigaresh dhe bishta cigaresh. Ai fajësoi fqinjët se e kanë kthyer oborrin e tij në një kosh plehrash.
Kështu i shkoi në shtëpinë e fqinjit të tij 60-vjeçar , e kërcënoi duke thënë se do ta “pastronte” dhe e goditi me grusht, e la të gjakosur në tokë dhe u largua. Pak më vonë në shtëpi ka mbërritur djali 33-vjeçar, i cili ka parë babain e tij të gjakosur dhe ka shkuar për t’i kërkuar shpjegim 41-vjeçarit. Aty i pandehuri e ka kanosur se do ta vriste, e ka sulmuar me thikë dhe e ka goditur në fytyrë. Më pas 33-vjeçari është përfshirë në sherr me 41-vjeçarin dhe pasi ka arritur ta çarmatos, e ka imobilizuar dhe ka lajmëruar Policinë, për pasojë është arrestuar.
41-vjeçari u ul dje në bankën e gjykatës të Volos, i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë në gjendje të qetë shpirtërore, lëndim të thjeshtë trupor, armëmbajtje dhe përdorim arme, si dhe kanosje me dhunë.