Po performonte “live” në Paris, këngëtari humb jetën në skenë

Qytetarët në Haiti i kanë bërë homazhe të dielën këngëtarit Mikaben, vdekja e papritur e të cilit gjatë një koncerti në Paris, shkaktoi tronditje në vend.

Artisti 41-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Michael Benjamin, dyshohet se pësoi një atak në zemër gjatë një shfaqje të shtunën, duke shokuar fansat që e panë të rrëzohej teksa po dilte nga skena. Ai po ndodhej në Accor Arena me kapacitet 20,000 në Parisin lindor si mysafir i grupit Haitian Carimi.

Ai “ndërroi jetë pas një krize në skenë dhe pavarësisht përpjekjeve të shërbimeve të urgjencës, nuk ia doli,” njoftuan organizuesit e koncertit në Twitter.
Videot në rrjetet sociale e tregojnë atë duke performuar, më pas papritur ndërsa drejtohej nga fundi i skenës, 41-vjeçari rrëzohet në tokë. Muzika u ndal dhe në skenë u thirrën mjekët.

Mikaben, djali i këngëtarit të famshëm Lionel Benjamin, lindi në kryeqytetin Haitian, Port-au-Prince, në vitin 1981 dhe ishte i njohur në skenën muzikore lokale si këngëtar, shkrimtar dhe producent. Ai u shfaq në disa hite të Carimi, duke përfshirë Baby I Missed You dhe Fanm sa Move.

Gruaja e tij Vanessa, e cila është shtatzënë, postoi një mesazh duke falënderuar njerëzit për lutjet, por duke kërkuar privatësi.

“Nuk jam në gjendje të flas. Kam humbur gjysmën time dhe nuk kam fjalë”, ka shkruar ajo.