Paketa e ASH-së gati , Taravari: Dimanikat e implementimit të paketës mund të jenë edhe me ASH-në në Qeveri, por edhe me ASH-në në opozitë.

Paketa e ASH-së e përgatitur me ekspertë ndërkmbëtar është gati. Kryetari i kësaj partie, Arben taravari sonte në emisionin “Plitica” në Tv Globi, tha se e njejta do të publikohet kur të afrohet koha e ndryshimeve kueshtetuese.

“Paketa është e gatshme dhe ka qenë si iniciativë e epskertëve ndërkombëtar, por janë konsultuar edhe ekspertë vendor dhe jemi në konsultim të vazhdueshëm me qendrat të cilat janë të rëndësishme dhe me ndikim në Maqedoni. Momentin kur duhet të paraqitet e presim pasi tash ndryshimet kushtetuese nuk do të ndodhin tash dhe sipas informtave që marr pritet të jetë diku nga fillimi i vitit të ardhshëm dhe PR ekipi pranë partisë mendon se nuk duhet të daim tash dhe nuk duhet shpejtuar… E njejta është në shqip dhe e përkthyer në maqedonisht dhe anglisht dhe e përgatitur ashtu siç duhet… Kur ta shohim se është momenti do të dalim ta prezentojmë”, deklaroi Taravari.

Paket tha Taravari, ofron zgjidhej për shumë çështje në vend dhe për institucionet.

“Problemet e ndryshme të cilat i theksojnë të gjitha partitë politike, por assesi të zgjidhen. Dhe kur ta prezentojmë do të tregojmë cila është zgjidhja dhe ndoshta do të ketë një dinamikë të implementimit të atyre propozimeve dhe mendoj se do t’i ndihmon shtetit në përgjithësi, institucioneve por edhe partive politike”, deklaroi Taravari.

Taravari tha se paketa nuk ka kushte por sugjerime në këmbim të përkrhajes së ndryshimeve kushtetuese.

Dimanikat e implementimit të paketës mund të jenë edhe me ASH-në në Qeveri, por edhe me ASH-në në opozitë.