Nis takimi i Kurtit me Haradinajn

Sapo ka nisur takimi i thirrur nga kryeministri Albin Kurti me liderët opozitarë. Në takim po merr pjesë vetëm AAK-ja me kryetarin e saj, Ramush Haradinaj, i cili po shoqërohet nga nënkryetari i partisë së tij, Ardian Gjini.

Këtij takimi nuk i janë bashkuar kreu i PDK-së, Memli Krasniqi e as ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Krasniqi e bëri të ditur arsyen e mospjesëmarrjes përmes një videoje të publikuar të enjten në Facebook.

Ai tha se kur ka diskutime konkrete për marrëveshjen finale, do të jenë aty.

“S’keni asnjë arsye që të na ftoni në takime për çështje teknike, ndërsa kur të ketë diskutim konkret për marrëveshjen finale, ne do të jemi aty”.

Poashtu, Krasniqi e akuzoi Kurtin edhe për jotransparencë për dialogun Kosovë-Serbi.