Nis “lufta virtuale” pasi Kanye West veshi bluzën me mbishkrim “White lives matter”

i në Javën e Modës në Paris. Paraqitja e tij u komentua shumë, por jo vetëm për sfilatën. Ye veshi një bluzë me mbishkrimin “White lives matter” – gjë që shkaktoi polemika të shumta. Deri më tani, reperi nuk është arsyetuar pavarësisht kritikave të shumta.

Kjo frazë që mendohet të jetë raciste, sipas kritikuesve të shumtë vjen si përgjigje e lëvizjes “Black lives matter”. Në përgjigje të gjestit të Ye, përdoruesit e Twitter vërshuan platformën në mosmiratim për zgjedhjen e tij – duke pasur parasysh që ai është me ngjyrë. Përzgjedhja e Ye për të veshur këtë bluzë u kritikua nga të gjithë.