MUHAMEDI ALEJHISELAM NJË SYNIM BESËPLOTË DHE KNOT I QIELLIT DHE I TOKËS

Taxhudin Hamidi-Tetovë

Sot…
me ne te gjithe kujtojnë ditelindjen e Muhamedit Alejhiselam.
Dita ne te cilen u lind nje femijë nga fisi kurejashit ne gadishullin arabik te arabisë.
Si e njohom ne shqipëtarët Muhamedin.
Shqipëtarët çka benë për këtë figurë të rrallë ne përzgjedhjen e Zotit të Madhërishëm.
Si e trajtojnë populli shqiptarë këtë personalitet i cili ua solli vahjin nga Xhebraili.
Sikur të mos ishte ky njeri i bekuar nga Zoti popujt fare nuk do të ndëgjonin për lirine dhe barazinë.
Populli shqipëtare përmes rrugës dhe sunetit të Muhamedit arriti të tradojë rrugën e lirisë dhe barazisë mes njerëzve.
Ai me frymën e tij bujare dhe elegante përfshiri të gjitha mirësitë të përgaditura për nga misioni i tij i shpallur nga Krijuesi i gjithësisë.
Statusi i Muhamedit ne ambientin fetarë është figura dhe boshti për të qëndruar më afër mëshirës së Allahut.
Mirpo, në rrethana të ndryshme shoqërore ku qëndronë figura dhe shkolla Muhamedit Alejhiselam.
Me nostalgji të madhe po e pritnin besimtarët ditëlindjen e Muhamedit.
A është e mjaftueshme kjo që bëhet për të publikuar figurën e Mustafasë -të të zgjedhurit nga lloji i njerzimit, a është e mjaftueshme për Ahmedin -parakletosin e gjith ky organizim në institucionet e BFI kudo në botë.
Pse, Muhamedi mbeti vetëm në rrethin vicioz të strukturave me ambient tipik fetarë dhe jo edhe…. !
A nuk meriton Muhamedi të imagjinohet dhe të respektohet fillimisht nga shtëpitë muslimane, lagjet e tyre, qytetet dhe pse akoma figura e Muhamedit nuk është futur në çerdhe të fëmijve, shkollave fillore, të mesme dhe universitare.
Muhamedi ka qene i dërguar i Zotit që erdhi me shpalljen e Kuranit.
Atëhere ku qëndron pengesa që ky njeri sot kur neve shqiptarëve na duhet më së shumti ta largojmë nga shkollat dhe tekstet mësimore dhe sorollatemi rreth figurave të… .
Ditëlindja apo 12 Rebiul Evel kjo datë dhe ky përvjetorë ka për qëllim që botës e besimtarëve ne veçanti të ua kujtojë ecurinë e misionit të tij gjatë historisë islame.
Dita e 12 Rebiul Evelit ( 08.10.2922) tregonë se dera dhe flamuri i Muhamedit duhet te mbetet hapur ne çdo shtëpi, në çdo shkollë dhe universitet.
Kush tentonë që këtë derë të misionit të Muhamedit ta mbyllë dhe të atrofohet.
Askush nuk prononcohet kundër personalitetit të Muhamedit Alejhiselam mirpo nga organizimi i
ditëlindjes së kesaj figure notabile dhe markante nuk tregon shenjë e cila shpërthen si rrezet e diellit për të mbështetur shkollën dhe rrugën e tij edukative dhe sociale.
Kjo përsëri do të kërkonte një studim eklatant dhe shumë dinjitoz dhe preciz, pse Muhamedi Alejhiselam mbetet vetëm në rrethet e ngushta të BFI në Ballkan.
Ku jane shfaqjet nga mësuesit e mësim besimit në shkollat fillore, të mesme dhe shoqatat kulturore të qytetit.
Muhamedi Alejhiselam e kemi vendosur të fiksuar vetëm në trurin teologjik dhe fetarë filozofik dhe asketik apo të vizitave për propagandat private për të na ndihmuar në menaxhmin e redaktimit të … .
Sa ne i ndihmojme sot Muhamedit që ai të pranohet jo si pejgamber i identitetit fetarë të qytetarëve me përkatësi fetare islame.
Por ai të pranohet botërisht dhe pa dilema analitike dhe didaktike si profet dhe i dërguar i Allahut me shpalljen e Kuranit.
Ditëlindja e Muhamedit në këtë formë primitive dhe servile siç e festojmë me dekada nuk na ndihmonë që ne publikisht para organeve shteterore të trasojme rrugën dhe ambijentin fetare në këta troje.
Në kohra të reformatorëve botrorë të islamit (Ibn Hazmi,Hasan Basri, Salahudin Ejubi etj.etj.) figurën e Muhamedit e kanë trajtuar pozitivisht ne koferenca të ndryshme jo muslimanët por edhe të krishterët.
Qëndrimi jonë ndaj Profetit Muhamed në shkolla dhe universitete është individual dhe jo qëndrim kolektiv intelektual dhe shkencorë.
A duhet që në shkollat dhe universitetet ku arsimohen dhe aftësohen nxënës dhe student shqiptarë musliman të përpilohet një dokument i cili do të garantojë identitetin e Nuhamedit si i Dërguar i Zotit dhe shpallja e Kuranit të vendoset ne statusin legjitim dhe jo mohues të librit të Zotit.
Muhamedi në Mekë shpalli legjitimitetin hynorë të shpalljes së Kuranit.
Ai lexoi Kuranin publikisht para idhujtarëve.
Të gjitha këta dokumente historike konfirmojnë praktikën dhe ecurinë e Muhamedit jo vetëm si person dhe individ por si personalitet dhe udhëheqës dhe udhërëfyes i njerzimit mbarë.
Me rastin e ditëlindjes se Profetit Muhamed, për shembull , përmbrenda materialit të ligjëratave nëse analizohen mund të vëreni dhe shihni si e trajtojmë ne akoma këtë njeri, që bota dhe qielli e kanë vlersuar si alfa dhe omega apo si uji dhe ajri.
Pa të cilin nuk ka një administratë të barabartë dhe të drejtë.
Sa në këta ligjerata esenca e misionit të tij dominon ne apelin dhe kerkesat para te institucioneve dhe figurave me ndikim kulturor, politik dhe ekonomik.
Të ndihmojnë publikimin gjithdimenzional të akceleracionit të misionit të Muhamedit Alejhiselam.
Sa ne e tregojmë në ligjeratat tona si person i cili kerkon ndryshime.
Person i cili kërkonë që çdo njeri ta njohë ate si Shpalles i Kuranit dhe jo si figurë kyçe e organizimit kulturore dhe letrarë.
Sa letra jane shkruar me protokoll zyrtarë drejtuar institucionece Lokale dhe Qendrore për të pranuar personalitetin e Muhamedit si udhërëfyes dhe zgjidhës i probleneve të kohës moderne dhe të krizës që përjeton botës sot.
Ditëlindja e Muhamedit deshmonë urtësinë botrore, bashkëpunimin e njerëzve për paqe dhe barazi.
Kuptimi i kësaj figure po apelon për mençurinë e zemrave dhe për parajsën toksore si nje film i bukur që paralajmëron amëshimin dhe jetën e ahiretit.
Muhamedi, bukfslisht për gjendjen e sodit thotë të mos e pranojmë varfërinë, të mos jetojmë në një pazar hegjenonist që sulmojnë që t’i detyronin të pranonin varfërinë.
Ditëlindja e Muhamedit na rekomandon të lidhim çdo të keqe dhe të zgjidhë për çdo gjë vet me dorën e vet.
Ne tokë e kemi parë çka ka bërë por edhe në qiell ka garantuar shefatin inshaAllah.