Milner: Haaland gënjeu, ai më tha se do t’i bashkohet Leedsit

James Milner ka zbuluar se sulmuesi norvegjez Erling Haaland i tha atij se do të nënshkruante për Leeds Unitedin përpara se të bashkohej me Manchester Cityn.

22-vjeçari është i lindur në Leeds, pasi babai i tij luante për klubin nga “Elland Road” në atë kohë.

Erlingu, i cili është produkt i akademisë së Moldes, iu bashkua Salzburgut në vitin 2019 dhe pastaj shpërtheu me golat e tij.
Sulmuesi shënoi një “hat-trick” për Salzburgun në debutimin e tij në Ligën e Kampionëve, përpara se të shënonte në të dyja ndeshjet kundër Liverpoolit në fazën e grupeve.

Gjatë asaj ndeshje, Haaland dhe Milner biseduan mes vete dhe sipas anglezit, Haaland i tha atij se një lëvizje drejt Leedsit ishte në mendjen e tij.

Milner erdhi përmes akademisë së Leeds dhe bëri debutimin e tij me ekipin e parë në vetëm 16 vjeç, por tani bën tregti me Liverpoolin e Jurgen Klopp.

“Unë mund të konfirmoj se ai tha se do të nënshkruante për Leeds disa vite më parë, kur luajtëm kundër tij, ai po gënjen, kështu që është zhgënjyese”, tha 36-vjeçari të dielën për “Via Play” pas ndeshjes Liverpool – Manchester City.

Milner gjithashtu konfirmoi se dyshja kishin një bisedë të vogël [rreth Leeds] në takimin e tyre të fundit.

Futbollisti i Liverpoolit është produkt i klubit të Leeds Unitedit.