Marjus Musaku ende në burg, del ekspertiza: Ersida Dyrmishi s’është pë’rdhunuar

Disa muaj më parë, Marjus Musaku u denoncua nga 30-vjeçarja, Ersida Dyrmishi, se e kishte marrë peng dhe përdhunuar për 9 ditë. Por duket se nuk ka ndodhur kështu. Në një intervistë ekskluzive për “Shqipëria Live” pak javë më parë, Musaku u shpreh se është i pafajshëm dhe çdo gjë ka qenë me dëshirë. Gjë që vërtetohet edhe nga ekspertiza mjeko-ligjore.

Çështja e tij u rikthye në vëmendjen e publikut sot në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku në studio ishte e ftuar avokatja e tij, Albina Kola.

Avokatja u shpreh se “jemi në fazë hetimi” dhe se kanë bërë kërkesë për ndryshim të masës së sigurisë, por është hedhur poshtë nga gjykata. Po ashtu, avokatja tha se Dyrmishin do e kallëzojnë për “kallëzim të rremë”, por gjithashtu raportohet se vetë Ersida nuk ndodhet në Shqipëri. Por se ka kërkuar azil politik në Francë.

“Ne kemi bërë një kërkesë në Gjykatë ku kemi kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë, që të hetohej në gjendje të lirë dhe nuk është pranuar. Është shqyrtuar dhe po presim arsyetimin e Gjykatës. Ne po presim vendimin e arsyetuar dhe do të apelojmë. I kemi çuar të gjitha provat dhe janë pranuar. Madje janë këqyrur edhe bisedat telefonike dhe janë gjetur fotot intime. Ersida pretendon se është ushtruar dhunë, janë droguar dhe është përdhunuar. Por sipas ekspertizës, Ersida nuk është përdhunuar, gjithashtu ka dalë se nuk kanë konsumuar drogë. Do e çojmë në apel. Ersida është viktimë dhe për momentin është në dëshirë të saj nëse do të paraqitet në Gjykatë. Përfaqësuesja e saj ka thënë se ndodhet jashtë shtetit në gjendje të rëndë, me ankth. Ne kemi çuar si provë një deklaratë të mbesës së Marjusit, por nga ana e Prokurorisë ne nuk e kundërshtojmë se ata kishin lidhje, por se ai e ka mbajtur me zor,”- tha Kola.

Ndërkohë e motra e Musakut, Edlira tregon se ç’kishte komunikuar së fundmi me të vëllanë: Marjusi është shumë i acaruar, po kalon në depresion. Ajo po e mban brenda. Dua të vijë dhe të thotë të vërtetën për vëllain tim se nuk e ka marrë me zot. Vëllai im nuk ka pse ta kërcënojnë. Po të ishte nga ata vëllai im…Duhet të gjendet e drejta ime thotë.

Disa muaj më parë bëri bujë lajmi se nëna e dy fëmijëve, 30-vjeçarja Ersida Dyrmishi, ishte larguar pa gjurmë nga banesa duke detyruar të shoqin që të denonconte zhdukjen e saj në Polici. Burri i saj publikoi foton e të shoqes dhe kërkonte informacione për të. E reja u gjet në një hotel, e pretendoi se Marjusi e kishte marrë peng nën kërcënimin e armës, madje dhe e kishte përdhunuar. Ndërkohë sipas familjarëve të Marjusit, ai ndodhet ende në qeli dhe rrezikon nga 10 deri në 25 vite burg. Por duket se akuzat ndaj tij kanë rënë, e ajo që do dënohet është 30-vjeçarja Dyrmishi.