Man Utd fiton me mund të madh ndaj West Ham, De Gea bën super pritje

Manchester United ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj West Hamit në kuadër të javës së 14-të në Premierligë.

Goli i vetëm i fitores për “Djajtë e Kuq” erdhi në minutën e 38-të kur Rashford realizoi me kokë, pas harkimit nga Christian Eriksen.

Më pas ndeshja nuk prodhoi gola, por përkundër kësaj ishte mjaft interesante, shkruan Gazeta Express.
West Ham u përpoq deri në fund të shënonte golin e barazimit, por De Gea bëri pritje fantastike për ta mbajtur portën e paprekur.

Me këtë fitore, tani Manchester United shkon në kuotën e 23 pikëve në vendin e pestë, tetë më pak se lideri Arsenal.

Në anën tjetër, West Ham mbetet i 13-ti me 14 pikë të grumbulluara.