Karim Benzema mbrëmë e fitoi Topin e Artë, duke u shpallur lojtari më i mirë në botë për vitin 2022.
Ai mposhti konkurrencën e Manes, De Bruynes e Lewandowskit, për ta fituar çmimin më prestigjioz individual.
E pas këtij çmimi, fillimisht u raportua se ka përfituar edhe ish-klubi i Benzemas, Lyoni.
Në marrëveshjen e vitit 2009 mes dy klubeve, Real Madridi i detyrohej një milion euro Lyonit nëse Benzema e fiton Topin e Artë.
Por, kjo klauzolë përfshihej vetëm në kontratën e parë të Benzemas me “Los Blancos”.
🚨🌕| Lyon WON’T get €1 million from Real Madrid, the #BallondOr clause was only on Benzema’s first contract. @RMCsport #rmalive
— Madrid Zone (@theMadridZone) October 18, 2022