“A je e dashuruar”, kjo është pyetja që shumë persona ngrenë rreth Luana Vjollcës, duke pasur parasysh edhe faktin se ajo është mjaft hermetike për jetën e saj private.
Por së fundmi Luana iu përgjigj kësaj pyetjeje. Megjithatë, nëse prisni të pranojë se ka dikë në krah, e keni gabim. Luana thotë se është e dashuruar me punën. Këtë deklaratë e bëri në kuadër të pyetjeve që ka marrë nga ndjekësit e saj lidhur me emisionin e ri që nis në Klan TV.
“Jam shumë shumë shumë e dashuruar domethënë, e rikuptova në këtë sezon që jam shumë e dashuruar… me punën.”, u shpreh Luana.
Moderatorja zbuloi gjithashtu disa detaje rreth emisionit, E pyetur për idenë e emrit, Luana u shpreh: “Mendova çfarë janë shqiptarët? Shumë e thjeshtë: Zemër Luana.” Moderatorja gjithashtu tregoi se emisioni do të jetë i ngjashëm me “Shiko Kush Luan” dhe do të ketë të ftuar personazhe të shoWbzit shqiptar dhe të huaj.
Moderatorja Luana Vjollca prej kohësh është përfolur se është në një lidhje dashurie me biznesmenin nga Kosova, Krenar Çoçaj, megjithëse asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar publikisht këtë gjë. Luana është shprehur gjithmonë se nuk do të flasë për jetën private sepse ajo i përket vetëm asaj. Ndërsa në media shpesh kanë qarkulluar lajme ndarjeje, ribashkimi apo edhe martese, Luana ka zgjedhur gjithnjë të heshtë.