“Kim Kardashian fjeti fshehurazi me Pete Davidson, 2 muaj pas ndarjes së tyre”

Në fillim të gushtit të kaluar, Kim Kardashian dhe Pete Davidson i dhanë fund lidhjes së tyre, në një kohë kur asgjë nuk e parashikonte ndarjen e tyre .

Ndonëse 41-vjeçarja duket se ka qëndruar e palëkundur në vendimin e saj deri tani, raportimet në shtypin e huaj e duan atë të bëjë… kthim prapa.

Sipas një raporti të publikuar nga The Sun, ish-çifti ndanë një “fjetje të fshehtë” në dhomën e hotelit të Kardashian në Nju Jork rreth dy muaj pasi njoftuan ndarjen e tyre.
Kardashian po kthehej nga udhëtimi i saj në Javën e Modës në Paris, ndërsa aktori po xhironte filmin e tij të ardhshëm ” Bupkis “.

“Pete e vizitoi Kimin në dhomën e saj dhe të nesërmen Kim u pa duke dalë fshehurazi nga hyrja e pasme e hotelit e maskuar. Ai fluturoi për të vizituar Pete në Staten Island”, tha një burim i cituar nga botimi. Meqenëse lajmi ka qarkulluar në internet, shumëkush po vë bast për një ribashkim.