Katër shtetas të huaj gjenden të fshehur në një kamion në Han të Elezit


Në pikën kufitare në Han të Elezit, policia dje e kishte ndaluar një kamion të cilin ishte duke e drejtuar një shtetas i Maqedonisë së Veriut, të fshehur në kamion ishin katër shtetas të huaj.

Në raportin e policisë thuhet se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, teksa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, teksa shtetasit e huaj janë dërguar në qendrën për të huaj për procedura të mëtejshme,