Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po planifikojnë të bëjnë pushime me ish partnerët e tyre

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po i presin me padurim pushimet. Por një burim për Entertainment Tonight thekson se të sapomartuarit po presim me padurim dhe festa të tjera si Ditën e Falënderimeve ashtu edhe për Krishtlindjet”. Sipas burimit, ata do të kalojnë pushime me ish partnerët e tyre.

Ish burri i Lopez, Marc Anthony, ish gruaja e Affleck, Jennifer Garner dhe pesë fëmijët e tyre do të mblidhen së bashku. Lopez është nëna e binjakëve 14-vjeçarë, Max dhe Emme, ndërsa Affleck është baba i Violet, 16 vjeç, Seraphina, 13 vjeç dhe Samuel, 10 vjeç.

“Ata kanë disa gjëra për të zgjidhur me dy grupet e fëmijëve dhe ish-partnerët e tyre, por do të donin t’i kishin të gjithë fëmijët së bashku me ta si një familje e madhe dhe janë duke punuar për këtë. Krishtlindjet janë një nga festat e preferuara të Jen dhe ajo është shumë e emocionuar“, tha burimi.