“Jam e lumtur, s’më mungon dashuria”, Eranda Libohova rrëfen pse nuk është martuar

Eranda Libohova ka folur së fundmi për jetën e saj private dhe për arsyet se pse ende nuk është martuar.

Në një intervistë për emisionin “Fol me Mua”, këngëtarja shpjegoi se këtë pyetje e dëgjon shpesh, por shtoi se kjo nuk do të thotë se është më pak e lumtur pasi s’i nuk i mungon dashuria.

“Shpesh dëgjoj pyetjen pse nuk je martuar, ke ndonjë gjë të re? Fakti që nuk martohesh, nuk do të thotë se unë jam më pak e lumtur se një që është e martuar. Jo se nuk e doja martesën dhe nuk më pëlqen martesa se unë vij nga një familje tradicionale, me motra e vëllezër por që kështu ka ndodhur.
Jam shumë e lumtur kështu, nuk është se më mungon dashuria.

Ndjehem e kompletuar. Unë ndihem shumë mirë në të gjithë qenien time.

Unë kam qenë në çift, nuk jam ndjerë e robëruar. Në momentin që kam ndjerë trysni për diçka që nuk më bën të ndihem vetvetja, iki, jam një virgjëreshë që ia mbath”, tha ajo.