Geta Beqa vishet me flamurin kuqezi, shpallet kampione e botës në “World Fitness Women’s Championships

Gentiana Beqa e ka fituar medaljen e artë në garën botërore “World Fitness Women’s Championships”.

Bodibilderja e suksesshme kosovare ia doli të shpallet kampione botërore falë fizikusit të saj të përkryer në një konkurrencë mjaft të fortë, shkruan “Gazeta Express”.

Në këtë garë, sportistja nga Gjakova e përfaqësoi Shqipërinë dhe u vesh me flamurin kuq e zi, gjë të cilën e ëndërronte pasi ishte lindur me këtë frymë.
Ajo ndihet mjaft e lumtur me arritjen e radhës dhe këtë herë për të ishte edhe më emocionuese pasi e përfaqësoi Shqipërinë.

Trajnerja e njohur e fitnessi ka arritur suksese të jashtëzakonshme në këtë sport edhe në të kaluarën, duke e dominuar botën falë sakrificave të saj për ta bërë një trup perfekt.