FFM do të paguajë mbi 14 mijë euro gjobë, për fishkëllimat dhe fyerjet e tifozëve ndaj himnit bullgar

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) e gjobiti Federatën e Futbollit të Maqedonisë së Veriut për ngjarjet në ndeshjen me Bullgarinë e zhvilluar më 26 shtator në Shkup.

FFM do të duhet të paguajë 10 mijë euro për fishkëllimat e tifozëve ndaj himnit të Bullgarisë, si dhe 4500 euro për hedhjen e sendeve në fushë.

Me gjobë është dënuar edhe reprezentuesi Todor Todoroski. Ai u pezullua me një ndeshje për shkak të kartonit të kuq që mori në këtë ndeshje. (INA)