Ndodhemi këtu përpara Ministrisë së Arsimit që në fakt duhet të quhet Ministria e Shkatërrimit, për të kërkuar llogari për librat të cilët mungojnë në shkollë prej datës 1 shtator e deri sot që jemi 14 tetor.
Imagjinoni! 44 ditë që fëmijët shkojnë në shkollë a libra nuk ka!
Situata në klasa është kaotike! Mësues në ankth që vrapojnë me fleta nga fotokopja në fotokopje, ca libra të fotokopjuar që peshojnë aq sa është e ndaluar me ligj t’i mbajnë fëmijët, tekste të përkthyera keq, mungesë mësimi të mirëfilltë… e fëmijët?! Nxënësit?! Mësuesit ankohen që është rritur dhuna midis nxënësve në klasa! Është rritur abuzimi me drogë nga moshat e mitura! Video skandaloze që xhirohen nga fëmijēt! Dhe normal se në një shkollë në ankth, me çanta bosh, ka më shumë mundësi të ketë celularë, thika, cigare dhe jo në pak raste edhe drogë!
Ministri na del dhe na thotë se librat, kujdes, disa nga librat do të dalin nga fundi i tetorit ose nga fillimi i nëntorit, njësoj sikur të fliste për një koncert rroku ose parashikim moti! Njësoj si fallxhorët që shohin filxhanë ministri shprehet për shkencat e arsimimit!
Jo z.ministër, nuk është filxhan kafeje shkolla e fëmijëve tanë! Po bën krimin më të madh që mund t’ia bësh një shoqërie në kohë paqeje!
Çdo orë, çdo ditë dhe çdo muaj është kontribut juaji dhe i Ministrisë tuaj në lënien në injorancë të fëmijëve!
Ministri na qan hallin dhe na tregon se problemi i librave është i vjetër. Po! E dimë! Por ju kujtojmë se ka zgjedhje të vazhdueshme pikërisht për të zgjidhur problemet e vjetra! Ju z.ministër ndoshta nuk jeni shkaktari i këtyre problemeve por sigurisht që jeni një nga ata që po e thellojnë hallin! Rrogën e merrni nga taksat e popullit dhe populli nuk do një ciceron të veshur me kostum që i tregon si në muze se çfarë ka dhe sa i lashtë është problemi i librave!!!
Ka nevojë për Ministër që justifikon rrogën dhe postin duke siguruar libra cilësorë dhe në kohën e duhur!
Është faj dhe poshtërsi ndaj fëmijve të heshtim para këtij skandali që po ndodh para syve tanë!
I bëjmë me dije ministrit se injoranca që po mbillni në bankat e shkollēs do ju godas dhe ju!
Mjeku i ardhshëm do jetë gjysmak se ka 44 ditë pa libra! Arkitekti i ardhshëm do jetë gjysmak se për të mbaruar plan programin në kohë ministria ka urdhëruar mësuesin e tij që ta kalojë edhe pse pa libra dhe d.m.th. dhe pa njohuri!
Gjuhët e këtij vendi do fliten e mësohen keq sepse cilësia e librave është e keqe dhe me cilësi nuk nënkuptojmë ndriçimin e letrës por përmbajtjen e tekstit!
Me mungesën e librave praktikisht ju keni mbyllur shkollat z.ministër, dhe thonë kush mbyll një shkollë hap një derë burgu!
Shkollat për të cilat veçanërisht ne shqiptarët luftuam kaq shumë, janë e drejtë e tyre absolute dhe ju as nuk keni të drejtë dhe as nuk mundeni ta mohoni!
Nga ministria kemi opsionet:
1. Libra plot gabime
2. Gjysëm librash
3. Fletë të fotokopjuara
4. Pa libra fare
Ne tani i japim këto opsione ministrit:
1. Botoni libra të përshtatshëm shkollorë
2. Botoni sa më shpejtë
3. Punë të mbarë
4. Ose pushim të mbarë dhe le të vij dikush që do dhe di ta bëj këtë punë
Faleminderit që ishit këtu! Aleanca për Shqiptarët nuk do të hesht derisa të zgjidhet puna e Arsimit dhe fton të gjithë faktorët e shoqërisë, partitë e tjera, organizatat, ambasadat, mediat e çdo niveli, të bashkohemi derisa të kemi libra të mirë për fëmijët tanë!
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Përjashtimi i 9 mësuesve nga Shkolla “26 korriku”, arsimtarët: Shkarkimet e qëllimshme me motive politike!
- Mickoski: Mickoski: Javën e ardhshme do të takohem me Sindikatën e AOJSH-së dhe do të diskutojmë për kërkesat e tyre
- Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
- Padi penale kundër një kompanie nga Shkupi – Ka dëmtuar buxhetin e FSSH-së me 140 mijë euro
- Eurot e Maqedonisë së Veriut në Selanik vlejnë 30% më shumë
- Ekzekutimi i 48-vjeçarit Lulzim Visha në Tiranë/ Zbardhen detaje të reja, ja për çfarë dyshohet (VIDEO)
- Dy persona nga Nerashti arrestohen nga policia,për marihuanë dhe heroinë
- Udhëtimi i zyrtarëve të RMV-së në Uashington! Antikorrupsioni hap lëndë për të konstatuar gjendjen faktike
- U akuzua për fshehje pasurie/ GJKKO kthen dosjen e Asllan Dogjanit për plotësim hetimesh, deputeti i PD: Sot triumfoi drejtësia
- Arrestohet një burrë në Prishtinë, rrahu gruan, prindërit e saj dhe tezen