I dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se Ballkani është i një rëndësie jetike për të ardhmen e Evropës.
Emisari amerikan tha se qeveritë e vendeve ballkanike duhet të mësojnë të merren me median e lirë, e cila është kruciale për suksesin e rajonit si pjesë e Evropës dhe komunitetit transatlantik.njoftoi ambasada amerikane në llogarinë e saj zyrtare në Twitter.
“Mundësitë këtu janë të mëdha, por sfidat janë të vazhdueshme. Qeveritë e vendeve të Ballkanit duhet të mësojnë të merren me median e lirë, e cila është kruciale për suksesin e rajonit si pjesë e Evropës dhe komunitetit transatlantik”, tha ai.
closevolume_off
Escobar në dy ditët e fundit qëndroi fillimisht në Prishtinë, e pastaj edhe në Beograd, nga ku tha se pret vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe hapa të mëtejshëm në normalizimin e marrëdhënieve.
Eskobar: Balkan je od vitalnog značaja za budućnost Evrope. Mogućnosti su ovde velike ali su izazovi konstantni. Vlade balkanskih država moraju naučiti da se nose sa slobodnim medijima, što je ključno za uspeh regiona kao dela Evrope i transatlantske zajednice. pic.twitter.com/WcwTPaI2Ov
— Američka ambasada (@USEmbassySerbia) October 20, 2022