Edvini dhe Albini!

Edvini dhe Albini!

(ngjarje dite)

Dje në Berlin, me rastin e kongresit të socialdemokratëve europianë janë takuar ndryshe nga herët e tjera dy liderët shqiptar, Edvini dhe Albini.
Dhe këtë ditë në atë takim ndodhi befasia, ku gjatë pushimit i ‘gjati’ i është afruar Albinit nga pas duke ia mbyllur sytë e pyet se vallë e gjen dot kush jam?

Ku ta dinte Albin mavria se kush mund të ishte, por nga gjatësia e krahëve dhe duart e mëdha mendoi se vetëm të përhënurit dhe të ‘gjetët’ mund të jenë këta lloj tipa dhe mendoi se mund të ishte Vuçiqi për ta surprizuar në këtë takim ndërkombëtar.

Por jo, ai ishte Edvini, vëllami i Aleksit, ku dy ditë më parë në Strasburg në Këshillin e Europës, akuzoi të tjerët për qëndrime të padrejta ndaj luftës së drejtë dhe të pastër të UÇK-së dhe jo Serbinë e Vuçiqin si ish ministër i informacionit në qeverinë e Millosheviqit, ku po ky vëllami i tij në atë kohë ‘bombardonte’ opinionin vendës dhe ndërkombëtar me fushatën propagandistike kundër shqiptarëve se ushtria dhe policia serbe gjoja po ‘mbrojnë pakicën serbe nga terroristët e UÇK-së’ në Kosovë.

Ky ishte çetniku Aleksandër Vuçiqi dje dhe po ky është sot, që ‘i gjati’ ynë ngurron t’i thotë hapur vëllamit të tij që t’i mbajë larg duart nga Kosova pasi i ka ‘vëllezër kosovarët’ por, as nuk guxon ta mendojë e lëre më t’i thotë vëllamit pa hise se nuk mund të vazhdojmë me Open Ballkanin përderisa keni pretendime teritoriale ndaj Kosovës dhe e mbani në kushtetutë Kosovën si pjesë e Serbisë!
Përkundrazi, Edvin batërdia as e çanë kokën për këtë pjesë, ai kërkon të bëhet lider i rajonit përmes politikave pragmatiste paradoksale, herë si patriot dhe herë si kosmopolitan.

Ai i ‘gjati’ ynë i hardallisur si në Strasburg po edhe në tribuna të ndryshme e përdor Kosovën si kartë të atdhetarizmit fals dhe nuk e bënë përgjegjës Serbinë dhe vëllamin Aleks për krimet serbe dje edhe sot si luftënxitës dhe katalizator i destabilizimit të veriut të Kosovës përmes kukllave të sistemit të tij paralel atje, por e mbyll këtë temë se të gjitha fajet i ka Millosheviqi!

Ndaj, demagogjia e të gjatit për gjoja mbrojtje të UÇK-së duke e shmangur Beogradin nga përgjegjësia e krimeve në Kosovë që ata bënë ndaj popullit shqiptar gjatë luftës në Kosovë, si dhe shpifjet që ata i kanë bërë si dje edhe sot ndaj UÇK-së dhe udhëheqjes së saj në burgun e Hagës, është lojë me dy porta që po bën Edvin lemeria, ku kërkon të hajë me dy lugë, që do të thotë se ta kesh mirë me vëllamin Aleks, mirë edhe me vëllain Hashim!
Të dya qasjet nuk shkojnë sepse janë antagonizëm brenda njëra-tjetrës!

Prandaj o ‘i gjati’ Edvin, ndaje shapin nga sheqeri : O me UÇK-në dhe me Kosovën, o me vëllamin Aleks dhe me Serbinë!
Dhe për fund, e keni vërejtur Edvin batërdinë saherë që takohet me vëllamin Aleks i qesh jo vetëm fytyra por edhe zemra! Medai Shaholli