Dua nuk është në ndonjë lidhje të re

Javën e kaluar bëri bujë të madhe lajmi për një lidhje të mundshme dashurie në mes Dua Lipës dhe Trevor Noah.

Thashethemet filluan pas një takimi të tyre në New York, me një dëshmitar okular që tha për Entertianment Tonight se dyshja ndanë edhe një ‘puthje’ me njëri-tjetrin.

Ndërsa të famshmit nuk komentuan daljen publike, këngëtarja shqiptare ndau një moment për të sqaruar statusin e saj mes aludimeve për romancë.
“Për mua, ky është viti i parë që nuk kam qenë në një lidhje për një kohë shumë të gjatë”, tha ajo në ‘podcast’-in e saj Dua Lipa: At Your Service.

Është vërtet e mrekullueshme të jem vetëm dhe të mendoj për veten time dhe të jem mjaft egoiste, gjë që nuk kam pasur rastin ta bëj. Por kur gjen dikë që të qetëson vërtet…bën një ndryshim të madh”, vazhdoi ajo.

Dua, siç e dini, më parë ka qenë me modelin Anwar Hadid për dy vjet.

Pas ndarjes së tyre vitin e kaluar, ajo i tha Vogue se po fokusohej tek vetja dhe karriera profesionale.

Para modelit amerikan, krijuesja e hitit “Levitating” shijoi një lidhje dashurie me kuzhinierin Isaac Carew.