Donjeta Sadiku e ka fituar me medaljen e bronztë të Evropës.
Boksierja kosovare pësoi humbje në gjysmëfinale nga kampionia olimpike “Tokio 2020”, Kellie Harrington, e Irlandës.
Sadiku, këtë medalje e siguroi në kategorinë deri në 60 kilogramë në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Budva të Malit të Zi.
Kjo është medalja e parë evropiane e Kosovës për senior, si dhe për Federatën e Boksit.