Ylli i filmit të Marvel “Doctor Strange”, Zara Phythian, e cila e keqtrajtoi seksualisht një vajzë 13 vjeçare, thuhet se është bërë pastruese në burgun ku po e vuan dënimin.
Ajo është regjistruar në një kurs pastrimi me shpresën se do ta bënte më të lehtë gjetjen e një pune kur t’i mbaronte dënimi.
Në fillim të këtij viti, aktorja u dënua me tetë vjet burg dhe u shpall fajtore për abuzim seksual me një vajzë adoleshente së bashku me burrin e saj, Victor Marke.
Victor Marke dhe Zara Phythian u martuan në vitin 2015 (Foto: Instagram)
“Ajo po e përballon çuditërisht mirë. Ata e kanë futur në një kurs pastrimi. Nëse do ta kishit bërë në botën e jashtme, do t’ju kushtonte 5.000 funte për t’u certifikuar… Disa u zgjodhën dhe iu dha një mundësi për të treguar vlerësimin për sjelljen e tyre të mirë. Shpresoj se kursi do të jetë i dobishëm për të kur ajo të dalë”, ka thënë për The Mirror babai i aktores, i cili e viziton dy herë në muaj.
Bashkëshorti i saj u dënua me 14 vjet burg për keqtrajtimin e të njëjtës vajzë dhe një viktime tjetër. Në gjykatë u tha se 59-vjeçari Marke e lyente viktimën me rum para se ta detyronte ta kryente aktin seksual. Ai dhe aktorja 37 vjeçare kishin abuzuar me tinejxheren një ose dy herë në muaj në shtëpinë e tyre për një periudhë trevjeçare, kur ajo ishte nga 13 deri në 15 vjet.
Gjatë shprehjes së dënimit për Marke, gjykatësi kishte thënë se “devijimi” i aktores ishte formësuar nga ndikimi që burri i saj kishte tek ajo që në moshë të re. Ndërsa babai i Phythian është shumë i bindur se bashkëshorti ka pasur ndikim te sjelljet e vajzës së tij. Reklama
“Zara e pranon situatën e saj dhe thjesht përpiqet të bëjë gjënë e duhur gjatë vuajtjes së dënimit. Ajo ka një punë në një palestër, ku stërvitet dhe mban orë joge dhe vetëmbrojtje. Të burgosurit e rinj që nuk e njohin mendojnë se ajo punon në burg, kështu që duhet t’u shpjegojë atyre se ajo është vet e burgosur. Mendoj se kjo është për shkak të mënyrës së sjellshme të bisedës dhe edukimit të saj”, është shprehur babai i aktores.
Ai ka treguar gjithashtu se vajza e tij planifikon të marrë një diplomë në shkencat sportive gjatë kohës sa është në burg.