Manchester City ka arritur të fitojë ndaj Leicester, në shtëpinë e këtyre të fundit me rezultatin minimal 0-1.
Autori i golit të vetëm ishte mesfushori belg, De Bruyne me një perlë të jashtëzakonshme.
Në minutën e 49-të, City fiton një goditje të lirë nga një distancë e konsiderueshme dhe pranë topit afrohet belgu. Klasi, përvoja, eksperienca dhe teknika që ai ka, nuk e la në baltë pasi me një goditje si në videolojra, ai e dërgoi topin mjeshtërisht në rrjetë.